Sport

Edhe Liverpool pas Mahrez

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 06 January 2018

Liverpool do t’i kthejë sytë kah Riyad Mahrez, nëse nuk arrin që të nënshkruajë me Thomas Lemar, sipas The Independent.

Të Kuqtë e shohin Lemar-in si zëvendësim të Philippe Coutinho-s, tash pasi që largimi i brazilianit për te Barcelona po duket të jetë gjithnjë e më afër.

Monaco refuzoi ofertën prej 75 milionë funtesh të Liverpool-it për Lemar-in gjatë verës, dhe nëse çmimi i francezit është shumë i lartë, Të Kuqtë do të provojnë ta transferojnë mesfushorin e Leicester-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera