Sport

Edhe Lecce e ndalë në barazim Interin

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 19 January 2020

Interi nuk ka arritur të këndellet as në duelin e sotëm ndaj Lecces, shkruan Gazeta inFokus.

‘Neruazurët’ pas barazimit javën e kaluar me Atalantan edhe sot kanë luajtur baras 1-1 me Leccen.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 0-0, me Interin që sulmonte me shumë, por pa arritur ta gjejë rrugën e golit.

-Advertisement-

Në 45 minutat e dytë, Interi e zhbllokoi rezultatin me anë të Alessandro Bastoni, i cili realizoi për rezultatin 0-1 në minutën e 72’.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 77’ arritën ta barazonin rezultatin 1-1.

Ishte Marco Mancosu ai i cili shënoi për rezultatin përfundimtar, Lecce 1-1 Inter.

Pas këtij barazimi Interi mbetët në pozitën e dytë me 47 pikë, 1 me pak se Juventusi që ka një ndeshje me pak të luajtur, ndërsa Lecce mbetet  e 17-ta me 16 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera