Edhe LDK e shqetësuar me ndotjen e ajrit, kërkon intervenim të shpejtë institucional
Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 28 Janar 2018
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pranuar me shqetësim të madh njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për parametrat tejet të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe rrethinën e saj, bazuar në matjet ditore të cilësisë së ajrit që i realizon ambasada e SHBA në Kosovë.
Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se “Grupi Parlamentar i LDK-së shprehim indinjatën dhe reagojmë ashpër që edhe pas këtyre raporteve alarmante që rrezikojnë shëndetin e popullatës ku janë të koncentruar rreth 40% e popullatës së Kosovës në kryeqytetin e Kosovës dhe rrethinën e tij, qe dy ditë nga këto alarme serioze nga institucione kredibile vendore dhe ndërkombëtare, nuk kemi as më të voglin reagim nga institucionet e shtetit të Kosovës, as nga qeveria, ministria përkatëse por edhe nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si institucion kompetent për matjen dhe monitorimin e parametrave të cilësisë së ajrit në vendin tonë”.
“Në detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit pranë Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës thuhet qartë se njëra ndër shtyllat kryesore të AKMM është Drejtoria e Monitorimi, Vlerësimit dhe Raportimit Mjedisor. Kjo Drejtori do të përcaktoj orientimet dhe kriteret kryesore mbi monitorimin bazuar mbi standardet dhe indikatorët mjedisor Evropian dhe Kombëtar, do të përcjell dhe do të marr informacione nga të gjithë dëmtuesit potencial në Kosovë, si nga energjetika, nga industritë, transportet, agrikultura, pylltaria etj. Në mënyrë profesionale, dhe të bazuar në të dhëna të verifikuara do të sjell informacione edhe mbi gjendjen dhe kualitetin e ajrit, ujit, dheut, mbi gjendjen e natyrës dhe biodiversitetit, mbi relacionet e mjedisit dhe shëndetit, mbeturinat; e informacione të tjera relevante. Por për fatin e keq të qytetarëve të kryeqytetit dhe rrethinës kjo drejtori dhe ky agjension si institucione kompetente dhe përgjegjëse sipas ligjeve në fuqi nuk e panë të rrugës ta thojnë as një fjalë, këshillë apo sugjerim për qytetarët që po përballen me ajrin më të ndotur në planet. Që papërgjegjësia të kalojë në injorancë një këshillëtar i kabinetit të Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor publikisht ju sugjeron qytetarëve të kryeqytetit dhe rrethinës që të qëndrojnë brenda! Është edhe një nga dëshmitë e radhës që kjo qeveri dhe kjo logjikë qeverisëse ka degraduar dhe ka humbur çdo kriter moral, politik dhe profesional”, thuhet në komunikatë.
Grupi Parlamentar i LDK-së ka analizuar me kujdes gjendjen e krijuar dy ditët e fundit dhe me urgjencë do të marrim hapat ligjorë dhe institucional që të ndikojmë sa më shpejt për sanimin e kësaj gjendje alarmante.
“Do t’i ftojmë në raportim Ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Kryeshefin e Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Drejtorin e KEK-ut, Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik si dhe institucionet kompetente ndërkombëtare në vendin tonë për sanimin e gjendjes së krijuar që rrezikon në masë shëndetin e popullatës së kryeqytetit të Republikës së Kosovës dhe rrethinës”, përfundon komunikata.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
































