Fokus

Edhe Labi kritikon Institutin që tha: “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”

Autori: Halil Berisha 11:36 | 04 August 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës këtë të hënë dha një deklaratë skandaloze ku tha që “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”.

E para pak kohe deklaratë tjetër që u bë virale ishte edhe ajo e Labinot Tahirit, këngëtarit e ish-deputetit të Kosovës, i cili tha që nuk ekziston virusi, shkruan gazeta Infokus.

Tash ky i fundit i reagoi Institutit duke e kritikuar për deklaratën e dhënë.

-Advertisement-

“Meqenëse ministria e ka thënë se :

“GJITHKUSH KA TË DREJTË TË INFEKTOHET”

Më thuani a keni deshirë ju me infektu apo ku është problemi!!!???”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Reagimi i plotë:

Mirëdita vllëlezër e motra!

A thua ato media të cilat mi kanë shtrembëruar deklaratat e mia, ku në Protestë pata thënë:aq shumë me u kujdes këta për ne , e kishin ndërtuar një spital kundër KANCERIT! Por atë nuk e kanë bërë publike, dhe kanë publikuar atë deklaratën ku në ato ditë më dhimbsej popullata e cila nuk ka derë qelë dhe plus me ato prapaganda e reklama ku 30 herë në ditë postojnë për  Covid-19 e as një lajm për  Kancerin ku vetëm vitin e kaluar ishin mbi 1600 raste!

Më tregoni pash besën e Zotit dhe vendoseni dorën  në zemër,a më i rëndë Covid-19 i cili vret qëllimshëm se është nga dora e njeriut, apo kanceri ku rastet po vdesin e kush nuk merremt me to!!!???

Unë mundem edhe të gaboj jam njeri, ama me qindra raste janë në depresion dhe shpejt do ti shihni se si do te përfundojnë!

Meqenëse ministria e ka thënë se :

“GJITHKUSH KA TË DREJTË TË INFEKTOHET”

Më thuani a keni deshirë ju me infektu apo ku është problemi!!!???

Të dashur mjek e spitale, ju lutem mos më atakoni mua sepse ka shumë prej atyre edhe ndërkombëtar  që kanë dhënë ato deklarata, por unë nuk kam asgjë me ju përveç RESPEKT,falënderues dhe shumë mirënjohës,madje siç e kam dëshmuar ndër vite i gatshëm që të ju mbështes çdo herë.

Sinqerisht Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera