Lajme

Edhe Kurti lëshon një nga të tijat në fund të mbledhjes: Përveç që një shekull, jemi gjysmë ore me vonesë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 20 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka përkujtuar dy kabinetet qeveritare se kanë mbetur vonë, pas shqyrtimit të pikës së fundit në kuadër të kësaj mbledhjeje.

“I dashur Edi, ju falënderoj nga zemra për punën dhe angazhimin e derimëtanishëm. Më 10 qershor të këtij viti, kur ishim në Prizren, e diskutuam idenë e një mbledhje të përbashkët ta mbajmë në Vlorë…Përveçse një shekull, jemi gjysmë orë me vonesë”, njoftoi Kurti.

Rama e Kurti insistuan që të mbanin një mbledhje të përbashkët në nëntor, ndërsa ky i fundit tha se duhet ta marrë edhe miratimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, meqë është në vizitë për në Hagë.

Rama, po ashtu, kërkoi krijimin e një reviste bashkë-qeveritare që, siç tha ai, reflekton punën e përbashkët të të dy qevererive.

“Unë do të doja t’i kthehesha propozimit të Kuvendit të përbashkët, me propozimin që të dy zëvendëskryeministrat të angazhojnë të gjithë qeverinë, në mënyrë që në fund të vitit të nxjerrët një revistë bashkë-qeveritare, ku të gjitha marrëveshjet dhe ecuria e tyre të jetë e përshkruar, edhe pse jo këndvështrimin etik për çfarë duhet të shkojë më tutje. Kjo, në mënyrë që të gjithë ata të japin informacion të detajuar, ta kenë një pikë referimi… Se Albini sigurisht e aprovon, ku mund ta kemi një botim dinjitoz ta ndajmë me të gjithë ata që analizojnë dhe studiojnë punët tona, të cilët janë faktet e jo fjalimet për bashkëpunim”, deklaroi ndër të tjera ai.

Të tjera