Lajme

Edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti kërkon ndihmë për gjetjen e Shqipdon Aliut

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 19 October 2019

Imri Ahmeti, kryetari i Komunës së Lipjanit, ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve për një rast goxha të rëndë.

Gjetjen e të riut, Shqipdon Aliu, i cili i zhdukur është që nga 12 tetori, shkruan gazeta inFokus.

E për tragjedinë e familjes, këto ditë, pas zhdukjes së tij, ndërroi jetë edhe babi i Shqipdon Aliut.

-Advertisement-

Ahmeti tha që duhet ndihma e të gjithëve, jo veç e institucioneve për të ardhur deri tek e vërteta e fatit të Shqipdonit.

“Na ndihmoni të gjejmë Shqipdonin!”

“Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimës, të Lipjanit e gjithë Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

“Prej 12 tetorit ndjejmë trazimin tonë, kërkojmë angazhim, masovizimin dhe dinamizimin e kërkimit të të riut Shqipdonit nga institucionet tona kompetente”.

“Na duhet ndihma e të gjithëve jo vetëm institucioneve por angazhim i të gjithëve për të ardhur deri te e vërteta e fatit të Shqipdonit”.

“Ju shprehë ngushëllimet e sinqerta edhe për vdekjen e babait të Shqipdonit, ngushëllime gjithë familjes”.

“Të shpresojmë me durim e angazhim mga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera