Lajme

Edhe Kroacia kërkon certifikatë vaksinimi për punonjësit shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 29 September 2021

Kroacia do t’u kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme.

“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.

Ai ka thënë të martën se certifikatat për Covid 19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, do t’u kërkohen nga 4 tetori edhe pacientëve, të cilëve nuk iu duhet trajtim urgjent.

-Advertisement-

Kroacia ka raportuar të martën 1,061 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima.

Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.

Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera