Lajme

Edhe komuna e Podujevës pritet të japë subvecione për foshnjet e porsalindura

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 October 2020

Një numër i vogël i komunave në vendin tonë ofrojnë subvencione për foshnjet e porsalindura. Edhe komuna e Podujevës, pritet të ofrojë mbështetje të ngjashme përgjatë vitit 2021.

 

 

-Advertisement-

Në bisedë për IndeksOnline, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë  se për një gjë të tillë është menduar, porse nuk qenë rrethanat e favorshme.

“Për këtë vit nuk kemi planifikuar asgjë, mirëpo besoj se që nga viti i ardhshëm do të ketë subvencione për foshnjet e porsalindura edhe në komunën tonë”, ka thënë ai.

Sipas Rudarit, lidhur me këtë çështje duhet edhe përkrahja e Kuvendit Komunal, si dhe ndihma në buxhet.

“Ne e kemi paraparë që nga viti i ardhshëm të kontribuojmë edhe në ketë drejtim, por fillimisht duhet ta shqyrtojmë si mundësi, të aprovohet nga Kuvendi. Por, për një gjë e tillë na duhet ndihmë edhe në buxhet”, ka shtuar tutje ai.

Vlen të përmendim faktin se e fundit që ka ofruar subvencione për foshnjet e porsalindura është komuna e Kamenicës e udhëhequr nga Qëndron Kastrati, iniciativë kjo e mirëpritur mirë nga shumë qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera