Lajme

Edhe kjo shkollë nga e hëna kalon në skenarin C – vetëm online

Autori: Islam Morina 16:03 | 30 October 2020

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica”, nga e hëna do të kalojë nga skenari A, në skenarin C, që nënkupton mësim vetëm online, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është bërë me anë të një vendimi të lëshuar me kërkesë të MASHT-it dhe rekomandimin e IKSHPK-së. Sipas vendimit obligohet Task Forca Komunale dhe Drejtoria e Arsimit, që brenda dy javësh ta bëjnë vlerësimin e serishëm dhe të bëjnë monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes sa i përket pandemisë.

Gazeta inFokus ka informuar se mbrëmë në këtë shkollë është bërë dezinfektimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme të saj. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera