Lajme

Edhe kjo ndodh në Deçan: Ngatërrohen vulat, qendra e votimit ende e mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 22 October 2017

Në Komunën e Deçanit në shkollën Lidhja e Prizrenit ende nuk është hapur qendra e vendvotimit.

Kjo me arsyetimin që ende nuk ka ardhur materiali i ndjeshëm i zgjedhjeve përkatësisht vulat.

Para qendrës janë duke pritur disa qytetarë të pakënaqur.

-Advertisement-

Njëri nga ta që po pret para shkollës që një orë tha:

”Unë sen nuk di pse nuk kanë ardh këto dhe mendoj që është e tepërt kjo. Ka njerëz që kanë ardh herët me votu dhe po e shihni se çfarë po ndodh.” tha ai, duke përfunduar se kjo ngjarje është e turpshme.

Ndërsa, drejtori i shkollës Lidhja e Prizrenit tha:

”Eshtë një gabim teknik nga KQZ, sepse vulat janë ngatërru me vula të qendrave tjera. Faton Totaj ka tërhequr vulat nga kjo. E kemi një numër te votuesve me ato vula. Janë dikur 18 veta qe kane votuar, dhe ky nuk është gabimi joni, eshtë gabim i KQZ.”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera