Lajme

Edhe kaq persona kanë mbetur të infektuar me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 18 May 2020

Këtë të diele, pati 16 persona më shumë të shëruar nga koronavirusi se sa të infektuar.

Nga 202 mostra të marra nga Klinika Infektive, 7 dolën pozitiv me koronavirus, ndërsa 23 janë shëruar, shkruan gazeta inFokus.

Kështu edhe para disa ditëve, pati goxha raste ku më shumë dolën të shëruar se të infektuar.

-Advertisement-

Por, cili është bilanci dhe sa kanë mbetur të infektuar deri më tani.

Sipas statistikave të ofruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri tash nga koronavirusi u prekën 985 qytetarë, shkruan gazeta inFokus.

Nga ta, vdekjen e gjetën 29 persona, ndërsa u shëruan 736 të tjerë.

Kësisoj, i bie se raste aktive të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë edhe 202 raste.

Këtë të hëne ka filluar edhe faza e re e lehtësimit të masave, ku iu është lejuar veprimtaria edhe disa bizneseve që deri tash e kishin të ndaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera