Sport

Edhe Juventusi në garë për talentin e Ajaxit

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 06 February 2019

Matthijs De Ligt pëlqehet nga skuadra të mëdha evropiane.

Juventusi është në garë me Barcelonën për mbrojtësin e Ajax, Matthijs De Ligt, shkruan KosovaPress.

Bardhezinjtë duket se janë në avantazh ndaj katalanasve për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

-Advertisement-

Gjithashtu sipas raportimeve të mediave italiane, presidenti i bardhezinjëve, Andrea Agnelli ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Ajaxit , Edwin Van der Sar ku kanë folur rreth transferimit të mbrojtësit në Torino.

Përveç Juventusit dhe Barcelonës, Matthijs De Ligt ndiqet edhe nga anglezët e Manchester Cityt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera