Lajme

Edhe Italia do ta rishikojë njohjen e Kosovës, thotë deputeti i këtij shteti

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 10 December 2019

Matteo Salvini, shefi i partisë “Lega Nord”, është i bindur që partia e tij do të rikthehet në pushtet në Itali.

E një zyrtar i kësaj partie, që është edhe deputet në Itali, Vito Comencini, ka thënë që kur të ndodhë kjo, do të rishqyrtojnë edhe një vendim, shkruan gazeta inFokus.

Fjala është për vendimin për njohjen e shtetit siç thotë Comencini “të rremë të Kosovës”.

-Advertisement-

“Është e sigurt që Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ekziston trafiku i drogës, trafikimi i organeve, terroristët islamikë, të kthyerit. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, po, vendimi i njohjes. Ne patjetër do të rishikojmë Kosovën”, tha ai për Telegrafin serb./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera