Sport

Edhe Ibrahimovic e Ronaldo do ta duartrokisnin këtë “perlë”

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 28 October 2021

Kjo “perlë” vjen nga MLS, më konkretisht në ndeshjen mes Portland Timbers dhe San Jose Earthquakes, e përfunduar 2-0 për vendësit.

Ishte minuta e 55-të dhe tabela elektronike tregonte rezultatin 1-0 në favor të Portland Timbers, kur kolumbiani Dairon Asprilla, 29 vjeç, përfiton nga një pasiguri e portierit dhe bën një zgjedhje sa të vështirë dhe të guximshme: gjuan me roveshatë dhe shënon një gol të mrekullueshëm të stilit të Zlatan Ibrahimovicit (gjiganti suedez e ka realizuar një të tillë në një miqësore mes Suedinë dhe Anglisë).

Po ashtu, edhe Ronaldo ka shënuar gol të ngjashë, në Champions kundër Juventusit.

-Advertisement-

MLS mund të mos jetë ndër ligat më të dobëta në botë, por shpeshherë dhuron të tilla “perla”, të denja për lojtarët më të mëdhenj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera