Lajme

Edhe Hashim Thaçit e mbesës së tij do ti kontrollohet pasuria

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 29 June 2018

AKK shumë shpejtë do të nis hetimet për pasurinë e zyrtarëve të lartë politik.

E këtij hetimi nuk do ti ‘shpëtoj’ as i pari i vendit, Hashim Thaçi , shkruan GazetaFokus.

Veç Thaçit listës së gjatë të zyrtarëve politik që do tu hetohet pasuria është edhe mbesa e tij,  Evgjeni Thaçi – Dragusha.

-Advertisement-

Ndryshe i pari i vendit në deklarimin e pasurisë të bërë publik javë më parë ka deklaruar në pronësi një shtëpi në vlerë 80 mijë euro dhe tokë bujqësore ne vlerë 180 mijë euro.

Ai ka thënë gjithashtu se ka në pronësi dy vetura të markës Audi,  njëra në vlerë 15 mijë euro dhe tjetra 23 mijë – e blerë me kredi.

Para në bankë, presidenti i Kosovës, ka deklaruar 139 mijë e 715.12 euro ndërsa gjithashtu ka një kredi në bankë prej 100 mijë eurosh e marrë për ndërtimin e shtëpisë.

Lexo edhe: AKK: Do të nisin hetimet për pasurinë e zyrtarëve publik

E mbesa e Thaçit, tani deputetet e Kuvendit, Evgjeni Thaçi – Dragusha ka deklaruar se ka në pronësi një banese 114.00 m2 vlera e të cilës është vetëm 41 mijë euro.

Ajo ka deklaruar në 2 mijë euro, para të gatshme në njrën nga bankat në vend por edhe një kredi prej 5 mijë euro./GazetaFokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera