Lajme

Edhe Halil Matoshi krahason Haradinajn me Obamën: Janë mësu me politikanë që shesin poza

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 18 January 2018

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri sot gjatë ditës duke komentuar vrapimin e djeshëm të kryeministrit Haradinaj në sheshin “Skënderbeu”, e krahasoj atë me vrapimin e ish-presidentit amerikan , Barack Obama, shkruan Infokusi.com.

E orë më vonë të njëjtin krahasim e përdori edhe Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se kur vrapon Obama është në rregull ndërsa kur vrapon Haradinaj nuk shkon.

-Advertisement-

Haradinaj ka shtuar gjithashtu se njerëzit janë mësuar që politikanët të shesin poza ndërsa Haradinaj është politikan jomonvencional, shkruan Infokusi.com.

“Janë disa njerëz të tmerrshëm!!!”, ka përfunduar Haradinaj.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Matoshit./INFOKUSI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje pas kryerjes së homazheve para shtatores së Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes ka filluar të vrapojë për të shkuar në zyrën e tij.

Për këtë veprim Haradinaj u komentua shumë duke marrë edhe shumë kritika./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera