Fokus

Edhe Gazmend Muhaxheri merr çmim nga organizata e dyshimtë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 18 April 2019

Organizata Misioni Diplomatik për Prosperitet dhe Paqe nuk po e ndalë ‘dorën’ së dhëni çmime për personalitete të ndryshme në Kosovë.

Kjo organizatë që dyshohet të jetë fantome dhe e cila paraqitet në emër të OKB-së, para pak ditësh çmim i ka ndarë edhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, shkruan Gazeta inFokus.

Muhaxheri është nderuar me çmimin “Urdhëri i Misionarit të Paqes Martin Luther King”.

-Advertisement-

Megjithatë, i pari i Pejës nuk e ka bërë publik akoma pranimin e këtij çmimi.

Por, këtë gjë e ka bërë të ditur Ambasadori i këtij misioni, Alberto Leka përmes një postimi në Facebook.

” Sot me 15 Prill, Misioni Diplomatik Nderkombtare: UN, BE, NATO, USA (DMPP) kishte kenaqesine ta nderonte kryetarin e Komunes se Pejes z. Gazmend Muhaxheri me çmimin nderkombetare “URDHERI I MISIONARIT TE PAQES MARTIN LUTHER KINKG” te Misionit Dplomatik per Prosperitet dhe Paqe. Ky çmim u jepet personaliteteve te cilet kane dhene kontribut te jashtezakonshem në fushen e ekonomise, politikes dhe administrates publike”, ka shkruar Leka në Facebook.

Një media italiane më herët kishte publikuar një hulumtim rreth kësaj organizate prej së cilës ka pranuar çmim Muhaxheri dhe disa personalitete të tjera në Kosovë.

OJQ  “Misioni diplomatik Paqe e mirëqenie”, sipas këtij hulumtimi, del se jep çmime me titujt si diplomatë të OKB-së në shkëmbim të 7 mijë eurove.

Një çmim të tillë e ka pranuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri, ndryshe nga bashkëpartiaku Muhaxheri çmimin e ka publikuar në faqen e tij në Facebook. /Gazeta inFokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera