Lajme

Edhe fshati i Arben Vitisë e voton Përparim Ramën

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 15 November 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mposhtur Arben Vitinë edhe në fshatin e tij të lindjes në Marec të Prishtinës, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga gjithsej 108 votime të vlefshme në këtë fshat sipas rezultatit të Komisionit Qendror Zgjedhor , 67 qytetarë i dhanë votën Përparim Ramës.

E Vitia në fshatin e tij arriti të marrë vetëm 41 vota, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa ne nivel komune, Përparim Rama ka lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga LVV-ja duke arritur të sigurojë 40 mijë e 659 apo 51,07%, ndërsa Vitia mori 38 mijë 958 apo 48,93%.

Kujtojmë se edhe në raundin e parë të zgjedhjeve fshati Marec i kishte dhënë më së shumti vota ish kandidatit të AKR-së, Gëzim Mehmetit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marec të Prishtinës i dhanë 34 vota, Mehmetit të AKR-së-së prej nga vjen edhe lideri i kësaj partie./Gazeta Infokus/ 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera