Lajme

“Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë”

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 08 April 2021

Zyrtari i PDK-së, Faton Avdullahi ka thënë se edhe flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë

Avdullahi thotë se nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan pse nuk bën të jetë Flamuri i UÇK-së.

Këto deklarata të Avdullahut erdhën pasi Presidentja Vjosa Osmani vendosi në Presidencë krahas flamurit shtetëror edhe flamurin Dardan.

-Advertisement-

Flet xhaxhai i Konjufcës pas lajmeve për emërimin e tij këshilltar i ministrit të Mbrojtjes

Reagimi i plotë:

Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj.

Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional.

Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera