Lajme

Edhe fëmijët e refugjatëve fillojnë vitin e ri shkollor

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 12 Shtator 2018

Fëmijët e refugjatëve u bashkuan me fëmijët grekë në ceremoninë e hapjes së shkollave anembanë Greqisë, sipas shtypit vendas.

Është viti i tretë që fëmijët e refugjatëve janë regjistruar në shkolla. Vitin e kaluar akademik, mbi 800 fëmijë refugjatësh janë regjistruar në shkollat e të gjitha niveleve.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Arsimit, Jorgos Angelopulos bëri një vizitë në objektet e strehimit të refugjatëve në lagjen ”Eleonas”, në Athinën perëndimore, dhe vëzhgoi mbërritjen e autobusëve për transportin e tyre në shkolla.

-Advertisement-

Angelopulos gjithashtu vuri në dukje se deri në fund të vitit, të gjithë fëmijët e refugjatëve në Athinë do të ndjekin shkollat në qendrat e pritjes me shpresnë që sa më shumë prej tyre të marrin pjesë në sistemin shkollor publik grek.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy