Lajme

“Edhe dy tre dite dalin rezultatet e testit” Ganimete Musliu ironizon për hapjen e urës

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 09 August 2024

Pasi testimi për stabilitetin infrastrukturor të urës së Ibrit në Mitrovicë ka përfunduar, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës është në pritje të raportit nëse ura është stabile për qarkullimin e automjeteve.

E, në lidhje me këtë ka ironizuar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet vetë ajo dhe në sfond një urë e shkatërruar me mbishkrimin “Edhe dy tre dite dalin rezultatet e testit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera