Edhe dy muaj ‘arrest shtepiak’ për aktivistët e VV-së të akuzuar për terrorizëm
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 27 April 2017
Gjykata Themelore e Prishtinës u ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë vendimin për ‘arrest shtepiak’ ndaj aktivistëve të ‘Vetëvendosjes’, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Frashër Krasniqi, të dyshuar se kryen sulmin terrorist të 4 gushtit 2016, ndaj Kuvendit.
Ndaj vazhdimit të kësaj mase për katër aktivistët e akuzuar për terrorizëm, ka reaguar ‘Vetëvendosje’, të cilët konsiderojnë se vendimi i sotëm i gjykatës thuajse është përsëritje e fjalëpërfjalshme e aktvendimit paraprak.
Lexoni të plotë reagimin e Vetëvendosjes:
Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Frashër Krasniqi do të mbahen edhe dy muaj të tjerë në arrest shtëpiak, sipas aktvendimit të ri, i cili thuajse është përseritje e fjalëpërfjalshme e aktvendimit paraprak. Ky vendim i padrejtë i Gjykatës Themelore të Prishtinës që privon nga liria katër aktivistët tanë, po ia mundëson zgjatjen e jetës një procesi, i cili ende po mbijeton pa asnjë provë të vlefshme.
Ky proces kryekëput politik është dëshmi e qartë e instrumentalizimit të drejtësisë për interesa të klanit kriminal “Pronto”, i cili e ka zhytur vendin në varfëri e mjerim dhe krim e korrupsion.
Kjo drejtësi e kapur e cila punën e saj e kryen sipas porosive të pushtetit, në vazhdimësi është përqëndruar në luftimin e opozitës, dhe ka mbyllur sytë para krimit të organizuar dhe kriminelëve që qëndrojnë mbi ligjin.
Vendimi ndaj aktivistëve është arbitrar dhe është shkelje e të drejtave themelore të katër aktivistëve tanë, dhe si i tillë është i papranueshëm, siç është i gjithë procesi.
Si pasojë e këtij procesi të montuar, i përcjellë që nga fillimi me shkelje flagrante të të drejtave elementare të njeriut, aktivisti Astrit Dehari sot nuk është në mesin tonë.
Për këtë, sikurse për gjithë këtë rast dhe përndjekjen e vazhdueshme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, do të mbahet përgjegjëse ministrja Dhurata Hoxha dhe gjithë krerët e shtetit të kapur. Këta njerëz që në vend të angazhimit për shtet të së drejtës, me çdo kusht e duan ndërtimin e një aparati autoritar shtetëror, nuk do të mund ta ndalin drejtësinë. Shteti i së drejtës do të shënojë fundin e proceseve të tilla të padrejta dhe fundin e gjithë atyre që janë kundër drejtësisë./gazetametro.net/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































