Lajme

Edhe dy muaj arrest shtëpiak 19-të të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 20 October 2019

Kanë kaluar rreth 3 muaj që nga arrestimi i 23 personave në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me patentë shoferë.

Në mesin e të arrestuarve kanë qenë 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda të datës 30.09.2019, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurve F.K, N.LL, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A dhe M.M për të cilët dyshohet se në vazhdimësi e në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së dhe të pandehurve A.T, P.T dhe B.J, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje e në vazhdimësi Pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, Gjykata Themelore në Prishtinë me datë 03.10.2019 ka marr Aktvendim dhe ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajve, ashtu që sipas Aktvendimit të pandehurve masa e arrestit shtëpiak do t’ju zgjasë nga data 04.10.2019 deri me datë 04.12.2019.”

-Advertisement-

Vetëm disa ditë pas arrestimit të tyre, Policia ka arrestuar edhe dy zyrtarë policorë hetues, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

E, në një përgjigje të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, thuhet se ndaj zyrtarëve policorë është ndryshuar masa e sigurisë.

“Deri më tani kjo prokurori ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj 29 personave, prej tyre 28 janë intervistuar nga prokurori i rastit. Për 25 persona të dyshuar, kjo prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit, mirëpo Gjykata e shkallës së parë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa dy prej të dyshuarve (zyrtarët policorë hetues të përfshirë në rast), Gjykata e Apelit ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e lajmërimit në stacion policor”, thuhet në përgjigjen nga Prokuroria Themelore, Prishtinë.

Ndërkohë që Inspektorati Policor ka rekomanduar Policinë e Kosovës për të vazhduar me masën e suspendimit, shkaku që ndaj tyre, nga IPK-ja, është dorëzuar kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“IPK, respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve, në kuadër të kompetencave ligjore, në këtë rast ka hetuar dy zyrtarë policorë- hetues nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Pas veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, ndaj dy zyrtarëve të dyshuar, IPK, më 27.07.2019 ka dorëzuar kallëzimin penal me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit” dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare”. Për të njëjtit, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e masës së suspendimit”, ka rekomanduar Inspektorati Policor i Kosovës.

Avokatët e të dyshuarve e kanë kundërshtuar këtë masë.

Avokati Reshat Millaku, i cili mbron Labinot Ajetin, përmes telefonit ka thënë se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera