Lajme

Edhe dy gazetarë të tjerë të plagosur nga forcat ruse në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 13 March 2022

Policia e rajonit të Kievit në Ukrainë ka njoftuar se dy gazetarët të tjerë janë plagosur nga trupat ruse.

Një nga gazetarët e plagosur besohet të jetë fotoreporteri kolumbiano amerikan, Juan Arredondo, i cili tani ndodhet në spital, sipas videove të mediave të huaja.

Në një postim në Facebook, kreu i policisë së rajonit të Kievit, Andriy Nebitoc tha se forcat ruse vranë gazetarin amerikan, Brent Renaund dhe se dy gazetarë të tjerë janë plagosur duke shtuar se të plagosurit tashmë janë shpëtuar dhe janë transferuar në një spital në kryeqytet, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Përpos kësaj nuk janë dhënë detaje shtesë për gjendjen e tyre shëndetësore.

Fotoreporteri, Juan Arredondo theksohet të jetë qëlluar nga forcat ruse gjatë kohës sa po udhëonte përmes një postblloku në Irpin të Ukrainës, teksa ishte rrugët për të filmuar refugjatët që po largoheshin nga qyteti.

“Ishim dy prej nesh, shoku im Brent Renaud. Dhe ai u qëllua dhe u la pas. Ai u qëllua në qafe, ne u ndamë dhe unë u tërhoqa më pas nga një Ambulancë, më nuk e di”, tha Arredondo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera