Lajme

Edhe dy aksidente tjera në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 20 November 2020

Gjatë ditë së sotme në Prishtinë janë raportuar tri aksidente. Derisa i pari ka ndodhur në orët e mëngjesit, dy tjetër kanë ndodhur rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në lagjen Emshir.

-Advertisement-

Në këtë aksident sic njofton Ahmeti kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i hetimeve të trafikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera