Lajme

Edhe djali i Smail Hajdarajt reagon pas deklaratave të dëshmitarit për vrasjet e pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 11 January 2018

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Shpëtim Hajdaraj, djali i të ndjerit Smail Hajdaraj.

Ai në një postim në Facebook nuk është marrë shumë me fjalët që ka thënë deshimtari, por është marrë me disa pengesa që ka bërë Klan Kosova në fjalët që i ka thënë ai.

-Advertisement-

“beeeeeeep-at tendencioz të Batonit do ti ndriçojë vetëm Gjykata Speciale.

Kot është “lufta” ndaj saj.”, ka shkruar ai.

Pas akuzave të Mehmetit, kanë reaguar që të dy vëllezërit Kelmendi. Ibrahimi ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express rreth akuzave.

Ka reaguar edhe Qerimi. I ka cilësuar akuzat “telenovelë”.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera