Auto&Tech

Edhe Daimler akuzohet për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 19 February 2018

Hetuesit amerikanë të cilët po testojnë prodhuesin e veturave Mercedes, Daimler, kanë gjetur se veturat e tij dizel janë të pajisur me një softuer i cili i ndihmon të kalojnë testet për emetimin e gazrave, njoftojnë mediat gjermane duke cituar dokumentet konfidenciale.

Ka pasur një kontrollim më i madh të automjeteve me naftë që kur Volkswageni pranoi se në vitin 2015 ka instaluar një softuer të fshehtë në 580,000 vetura për Amerikë i cili atyre i mundësoi që të emetojnë gazra deri në 40 herë sipas lejueshmërisë, duke përmbushur standardet kur testohen nga rregullatorët.

Daimler, i cili vazhdimisht hetohet nga autoritetet amerikane dhe gjermane për emetimet e tepërta të gazrave të naftës, ka thënë se hetimet mund ta çojnë në ndëshkime dhe tërheqje të veturave nga tregu, raporton Reuters.

-Advertisement-

Gazeta “Bild am Sonntag” ka thënë se dokumentet treguan se hetuesit amerikanë kishin gjetur disa funksione softuerike të cilat i ndihmuan veturat e Daimlerit që të kalojnë testet për emetimin e gazrave, duke përfshirë një të tillë i cili ndalon pastrimin e emetimit të gazrave pas 26 kilometrave vozitje, transmeton Koha.net. Një tjetër funksion mundëson sistemin e pastrimit të emetimit të detektojë nëse vetura është duke u testuar bazuar në shpejtësinë apo përshpejtimin.

Gjithashtu, “Bild am Sonntag” përmend edhe email-at e inxhinierëve të Daimlerit duke vënë në dyshim nëse këto funksione softuerike ishin të ligjshme.

Një zëdhënës i Daimlerit nuk pranoi të komentojë mbi përmbajtjen e këtyre dokumenteve, duke thënë se kompania gjermane bashkëpunonte plotësisht me autoritetet amerikane dhe se ishte pajtuar për konfidencialitetin e rreptë me Departamentin e Drejtësisë.

“Autoritetet i njohin dokumentet dhe nuk është paraqitur asnjë ankesë”, ka thënë zëdhënësi. “Dokumentet në dispozicion të Bildit janë lëshuar në mënyrë selektive me qëllim për të dëmtuar Daimlerin dhe 290,000 të punësuar”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera