Edhe BERZhi thotë ‘Jo’ Termocentralit ‘Kosova e Re’
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 13 November 2018
Pas deklaratës së Bankës Botërore se nuk do të ofrojë mbështetje për termocentralin ‘Kosova e Re’ edhe Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZh) tani e ka konfirmuar se nuk është duke shqyrtuar mbështetjen për këtë projekt, raporton Bankwatch Network.
Duke iu përgjigjur një hetimi nga Instituti për Ekonominë dhe Analizën Financiare të Energjisë (IEEFA), një zëdhënës i BERZH tha se “BERZH nuk është duke e shqyrtuar këtë projekt”, duke i dhënë fund viteve të pasigurisë nëse banka do të bënte një përjashtim nga politika e saj e përgjithshme e energjisë që kufizon financimin e thëngjillit.
Lajmi vjen pasi BERZH po përgatitet të miratojë një Strategji të re të Energjisë për pesë vitet e ardhshme, në të cilën duket se do të përjashtojë plotësisht financimin e drejtpërdrejtë për thëngjill, por deri më tani ka bërë angazhime të pamjaftueshme për të shmangur financimin e naftës dhe gazit.
ContourGlobal, kompania që po shtyn përpara projektin për termocentralin ‘Kosovës e Re’, kohët e fundit ka thënë se do të kthehet te Korporata e Jashtme Private e Investimeve e ShBA-së (OPIC) por ende nuk ka identifikuar Agjencitë për Kreditimin e Eksporteve për financimin e projektit.
Megjithatë, çdo financues i mundshëm që merr parasysh projektin do të duhet të marrë parasysh faktin se kontrata e blerjes së energjisë elektrike është më e mundshme të shkelë e detyrimet ndërkombëtare të Kosovës mbi ndihmën shtetërore në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Parregullsi të tjera gjithashtu vazhdojnë të dëmtojnë projektin, të tilla si ndryshimi i kushteve të tenderit gjatë procesit dhe lejimi i një oferte të vetme të vazhdojë edhe pse ligji i Kosovës nuk e lejon atë.
Kontrata e blerjes së energjisë elektrike e nënshkruar midis qeverisë kosovare dhe ContourGlobal, në të cilën do të blihet energjia elektrike me një “çmim objektiv” të garantuar prej 80 euro / MWh dhe ContourGlobal do të paguaj një “tarifë të disponueshmërisë” edhe nëse nuk prodhon energji elektrike, konfirmon atë çfarë KOSID dhe grupet e tjera të shoqërisë civile kanë argumentuar për vite, se ky termocentral është i dëmshëm për Kosovën jo vetëm për klimën dhe për arsye mjedisore, por edhe ndikimet e saj ekonomike do të jenë shkatërruese.
Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim kishte deklaruar që Banka Botërore nuk do ta mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” në Kosovë.
“Po, ne kemi një qëndrim të fortë që të mos shkojmë përpara me termocentrale me qymyr sepse na është kërkuar nga biologët tanë që të shkojmë me opsionin me koston më të ulët dhe energjia e ripërtëritshme tani vjen poshtë kostos së qymyrit. Pra, pa asnjë dilemë, nuk do ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Kim.
Kim shpalosi qëndrimin e Bankës Botërore rreth termocentralit 1.3 miliardë euro kur u pyet prej Visar Azemit, drejtorit ekzekutiv i “Balkan Green Foundation” në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që u zhvilluan në muajin tetor në Bali të Indonezisë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se investitori ‘Contour Global’ është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të TC ‘Kosova e Re’ nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
“Contour Global është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të këtij projekti nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare”, ka thënë Lluka.
Ky reagim ka ardhur pasi presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Young Kim ka thënë që Banka Botërore nuk do ta mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” në Kosovë.
Dajana Berisha nga Konsorciumi i Shoqërisë Civile të Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka thënë për Kallxo.com se beteja kundër ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’ do të vazhdojë edhe më tutje.
“Si KOSID, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Nëse mbërritëm të bindim Bankën Botërore, institucionin më të fuqishëm financiar në botë për financimin e projekteve zhvillimore të mirëfillta jam e sigurt që betejat tona veç do të forcohen akoma më shumë dhe aftësitë tona si Konzorcium i organizatave joqeveritare tashmë janë pothuajse mjaft të forta, ekspertiza jonë është shumë e fortë se e gjithë ministrisë dhe gjithë qeverisë që ekziston në Kosovë”, ka thënë Berisha për Kallxo.com.
Nënshkrimi i marrëveshjes 1.3 miliardë euro mes Qeverisë së Kosovës dhe Joseph Brandt, drejtorit ekzekutiv të kompanisë amerikane ‘Countur Global’ për ndërtimin e TC “Kosova e Re” është bërë me 20 dhjetor 2017.
Në qershor të këtij viti, kompania amerikane ‘Contour Global’ ka hapur tender për ndërtimin e termocentralit të tretë në Kosovë të quajtur ‘Kosova e Re’.
Katër konsorciume tashmë kanë hyrë në garë për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.
Ofertuesit e para-kualifikuar për Inxhinierim, Projektim, Ndërtim dhe Mirëmbajtje për Projektin e Termocentralit “Kosova e Re” janë: 1. CMEC; 2. Një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Power Systems dhe Técnicas Reunidas; 3. Një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe 4. Hyundai.
Pas shpalljes së procesit të ‘Përzgjedhjes Fillestare’ në qershor, gjashtë aplikime u pranuan dhe u vlerësuan nga Contour Global. Rezultatet dhe vendimin e ‘Contour Global’ e ka njohur Qeveria e Kosovës.
Gjatë fazës së parakualifikimin kanë aplikuar gjashtë kompani, mirëpo pas procesit të vlerësimit është arritur në përfundimin se katër prej këtyre janë parakualifikuar, të cilët i kanë plotësuar kriteret e larta teknike dhe financiare, si dhe i kanë ofruar letrat e financimit nga institucionet financiare.
Është parashikuar që në vitin 2019 do të vihet gurthemeli i termocentralit “Kosova e Re”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...