Sport

Edhe Astana e mposhtë Manchester Unitedin

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 28 November 2019

Astana ka shënuar fitore jo shumë më vlerë, por të rëndeishme për imazh të klubit.

Ata kanë mposhtur gjigantin anglez Manchester Unitedin më përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1.

Djajtë e Kuq arritën të kalonin të parë në epërsi në minutën e 10’ me golin e shënuar nga Lindegard për 0-1, më të cilin rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit arritën ta përmbysnin rezultatin për shtatë minuta.

Fillimisht për 1-1 shënoi Shomko në minutën e 55’, ndërsa golin e përmbysjes dhe fitores e realizoi në portën e tij lojtari i Manchester Unitedit, Bernard në minutën e 62’.

Pas kësaj humbje Unitedi vazhdon kryesimin në grupin L me 10 pikë, ndërsa për Astanan kjo ishte fitorja e parë në fazën e grupeve dhe renditet e fundit me 3 pikë./Gazeta inFokus/

 

Të tjera