Lajme

Edhe ambasadori i SHBA-së në Britani i emocionuar nga atmosfera mikëpritëse e Anglisë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 18 November 2019

Diplomati amerikan në Londër, Woody Johnson, ka komentuar pritjen që kosovarët u bënë anglezëve gjatë fundjavës në Prishtinë për ndeshjen Kosovë-Angli që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ai është shprehur i emocionuar nga kjo pritje dhe ka thënë se falenderimi i Kosovës për ndërhyrjen e NATOS mbetet i madh edhe pas 20 vitesh.

“I mbërthyer me disa momente të jashtëzakonshme nga ndeshja Kosova-Angli këtë vikend. Mirënjohja e popullit të Kosovës për lirimin e vendit të tyre nga forcat e NATO’s mbetet e madhe, edhe pas 20 vjetësh. Një deklaratë e fuqishme në të mirën që mund ta bëjmë kur veprojmë së bashku”, ka shkruar Johnson në Twitter.

-Advertisement-

Kosova përmes një kampanjë që pati shumë reagime i mirëpriti tifozët dhe lojtarët e kombëtares angleze.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u duartrokitën vazhdimisht lojtarët e Anglisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera