Lajme

Edhe ambasada gjermane reagon për mos pranimin e Kosovës në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 20 November 2018

Republika e Kosovës sot ka dështuar të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol.

Me 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenim.

Në vazhdën e reagimeve të ambasadave mike të akredituara në Kosovë, edhe Gjermania ka shprehur keqardhje për këtë dështim.

-Advertisement-

Sipas Ambasadës Gjermane, pranimi i Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme do të ndihmonte që krimi i organizuar të luftohet në mënyrë më efektive.

“Me keqardhje e morëm lajmin se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol nuk ishte i suksesshëm sot. Një shumicë e qartë ishte në favor të Kosovës, por dy të tretat e nevojshme nuk u arritën. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të kishte përmirësuar sigurinë në rajon dhe Evropë, lejimi i Kosovës t’i bashkohet Interpolit do të ndihmonte të luftohet krimi i organizuar në mënyrë më efektive. Kjo është dhe do të mbetet me rëndësi për Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera