Lajme

Edhe 71 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 15 September 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se kanë rezultuar pozitv edhe 71 raste të reja me virusin COVID-19.

Nga 608 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 71 raste ndërsa janë aktive edhe 2 mijë 378 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 199 persona, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“199 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes”, thuhet në njofitm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera