Lajme

Edhe 53 personat e testuar për koronavirus që po qëndronin në konvikt dalin negativ

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 05 April 2020

53 personat e testuar për koronavirus të cilët po qëndronin në konvikt kanë dalë negative.

Kështu ka bërë të ditur infektologu i Klinikës Infektive në QKUK, Izet Sadiku, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Sadikut ata do të lirohen nesër për të vazhduar me vetëizolim në shtëpitë e tyre.

-Advertisement-

Ai theksoi se ky është grupi i katërt i të testuarve dhe prëj 190 të testuar deri më tash të gjithë rezultuan negativ./Gazeta inFokus/

Njoftimi i plotë:

Testimi i radhës- Karantina COVID19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!

#rrinshpi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera