Lajme

Edhe 19 të vrarë në luftimet në mes Armenisë- Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 19 October 2020

Është rritur bilanci i viktimave në luftën mes Armenisë- Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e rajonit të Nagorni-Karabahditën, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë edhe 19 persona duke e çuar numrin në total të të vdekurve në 729, që prej 27 shtatorit dita kur rinisi lufta mes dy vendeve.

Azerbajxhani dhe Armenia u përfshinë sërish në luftime të ashpra rreth rajonit të diskutueshëm Nago-Karabak, duke injoruar një armëpushim të ri që duhej të hynte në fuqi në fundjavë. Armëpushimi u vendos të shtunën pasi një marrëveshje e ngjashme e ndërmjetësuar nga Rusia një javë më parë nuk arriti të ndalë luftimet më të këqija në Kaukazin e Jugut që nga vitet 1990.

 

-Advertisement-

 

Luftimet midis dy vendeve kanë rinisur në 27 shtator për rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili është territor i Azerbajxhanit, por jetojnë armen etnik. Të dyja vendet i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës dhe kanë humbur jetën dhe qindra njerëz. Presidenti Ilham Aliyev ka deklaruar se është i vendosur për ta rimarrë territorin me çdo kusht dhe vazhdon ti qëndrojë këtij vendimi. Shumë shtete i kanë bërë thirrje vendeve për armëpushim dhe së fundmi dy ministrat e Jashtëm kanë pranuar bisedime dhe do të takohen në Moskë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera