Lajme

Edhe 150 minatorë të tjerë ngujohen në “Trepçë”

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 19 November 2020

Në horizontin e 10-të të Minierës së “Trepçës” në Stantërg mbrëmjen e së mërkurës  janë ngujuar mbi 80 minatorë për shkak të mos pagesës së pagave për muajit tetor.

Ndërsa gjatë ditës së enjte atyre iu janë shtuar edhe 150 minatorët e ndërrimit të parë e të cilët do të qëndrojnë të ngujuar aty derisa të marrin pagat e muajit tetor.

Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka thënë se deri tani ata nuk i ka kontaktuar askush.

-Advertisement-

“Dje (të mërkurën) prej ndërrimit të dytë nuk ka vazhduar dhe kanë hyrë gjithsecili në horizontet ku punojnë. Kam qenë në horizontin e 10 sepse aty është edhe si qendër dhe minatorët kanë thënë se deri sa t’iu bëhet pagesa nuk kanë me punu e as nuk do të dalin. Tash po presim përgjigje dhe se deri tash ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga askush. Askush nuk na ka konaku, ne vetëm përmes mjeteve të informimit i kemi njoftuar. Mbrëmë janë ngujuar me shumë se 80 punëtorë, e tash iu janë bashkuar edhe ndërrimi i parë ku janë 150. Tash numrin e saktë nuk e di por diku afër 200 minatorë janë të ngujuar në minierë”, tha Osmani.

Osmani thotë se minatorët do të qëndrojnë të ngujuar derisa të pranojnë mesazhin për ekzekutimin e pagës.

Gazeta inFokus ka raportuar të mërkurën se minatorët e Trepçës e kanë ndërprerë punën në orarin e pasditës./Gazeta inFokus/  

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera