Lajme

Edhe 1 javë nis Ramazani, edhe këtë vit me masa nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 05 April 2021

Edhe pak ditë kanë mbetur nga muaji që për myslimanët është i shenjtë, Muaji i Ramazanit.

Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 13 prill, ditën e martë.

E me vendimin e sotëm të Qeverisë, edhe ky Ramazan do të jetë nën masa anti-Covid, ku nuk do të lejohen grumbullimet.

-Advertisement-

Sipas Qeverisë, nga nesër do të ketë edhe orë policore nga ora 22:00, kohë kur korespondon me ritet fetare që kryhen atë kohë.

Sidoqoftë, besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, që gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë. Ramazani do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera