Edhe 1 ditë deri te verdikti në Hagë, Kosova pret vendimin për katërshen e UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 15 September 2026
Vetëm 1 ditë ka mbetur deri më 16 shtator, datën kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Në Kosovë, pritja për vendimin është shoqëruar me mobilizim dhe mbështetje publike për ish-krerët e UÇK-së. Të shtunën, në Prishtinë u mbajt Marshi i Lirisë, ku morën pjesë mijëra qytetarë, duke kërkuar drejtësi dhe duke shprehur mbështetje për katër të akuzuarit që prej vitesh po mbahen në Hagë.
Në prag të vendimit, Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve për një shtim të masave të sigurisë në vend, duke sqaruar se planifikimi i masave për tubime të mëdha është pjesë e procedurave të rregullta policore.
Sipas Policisë, masat synojnë menaxhimin e sigurt të grumbullimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e trafikut dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.
Policia ka paralajmëruar gjithashtu se gjatë tubimeve të mëdha mund të ketë tentativa për provokime apo incidente nga individë ose persona që mund të vijnë edhe nga jashtë vendit.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, ka përsëritur qëndrimin e tij se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe se pret që vendimi i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të vërtetë.
“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës dhe rezistenca, si dhe lufta jonë, kanë qenë qartazi çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre dhe pranë familjeve”, ka deklaruar Kurti.
Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët për demonstratat e planifikuara për 16 shtator. Ajo ka kërkuar shmangien e zonave ku priten grumbullime të mëdha, duke paralajmëruar për mbyllje rrugësh dhe pengesa në trafik.
Kështu, Kosova hyn në orët e fundit para një prej vendimeve më të rëndësishme që lidhen me ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te verdikti që pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...

































