Sport

Eden Hazard lojtari i ndeshjes Belgjikë – Angli

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 14 July 2018

Eden Hazard është shpallur lojtari i ndeshjes Belgjikë – Angli, e zhvilluar sot për vend të tretë në Kupën e Botës në Rusi.

Falë paraqitjes së shkëlqyer të sulmuesit të Chelseat, Belgjika e mposhti Anglinë 2-0 dhe e fitoi vendin e tretë në Botërorin Rusia 2018.

Hazard shënoi golin e dytë, i cili e vulosi triumfin e Belgjikës në këtë ndeshje.

-Advertisement-

Kjo ishte ndeshja e katërt në këtë Botëror që Hazard shpallet lojtari i ndeshjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera