Lajme

Edhe Maqedonia e Veriut e Afganistani e bojkotojnë Nobelin

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 09 December 2019

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se edhe Afganistani e ka anuluar pjesëmarrrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke.

Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut tanimë edhe Afganistani është kundër çmimit të Handke i cili mbështeti politikat gjenocidiale, shkruan gazeta inFokus.

“Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte kam marrë një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili më njoftoi se ai ka udhëzuar Ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit.
Mirënjohës për miqtë tanë në Afganistan”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera