Sport

Ecuritë më të gjata pa humbje të ekipeve në histori të Premierliges

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 21 November 2019

Premierliga angleze është nder kampionatet më të forta në botë, jo për shkak së në Angli lindi futbolli, por për shkak të atraktiviteti që dhurojnë skuadrat çdo fundjavë, shkruan Gazeta inFokus.

Çdo javë në kampionatin elitar anglez tifozët shohin super ndeshje, krejt kjo falë investime të mëdha që kanë bërë klube angleze, si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal e Tottenham.

Unitedi është klubi që ka fituar më së shumti trofeun e Premierligës, por Arsenali është skuadra që ka pasur ecurinë më të gjatë pa humbje.

-Advertisement-

Londinezët nga muaji maj i vitit 2003 deri në muajin tetor të vitit 2004 nuk kanë pësuar asnjë humbje në 49 takime të zhvilluar.

Pas Arsenalit ecuri të mirë pa humbje ka pasur edhe klubi tjetër nga Londra, Chelsea që nuk ka pësuar humbje në 40 ndeshje gjatë sezonin 2004/2005.

Më nga 30 ndeshje pa disfatë janë edhe Manchester City dhe përsëri Arsenali, kurse i pesti renditet Liverpooli me 29 ndeshje pa humbje.

“The Reds” ecurinë pa humbje mund ta vazhdoj edhe më shumë.

Liverpool mund të arrijë ndeshjen e 30-të pa humbje nëse shmang një humbje ndaj Crystal Palace në fundjavë./Gazeta inFokus/

Fotografia e English Premier League - Shqip

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera