Shëndetësi

Ecja zvogëlon me 39% rrezikun e prekjes nga kaceri i zorrës së trashë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 22 August 2019

Aktiviteti fizik duket se zvogëlon rrezikun e kancerit në zorrën e trashë duke ulur yndyrën e trupit, inflamacionin dhe nivelin e insulinës në trup.

Kanceri i zorrës së trashë është në rritje në të gjithë botën dhe shkencëtarët vazhdimisht janë në kërkim të mënyrave për ta parandaluar atë. Një ekip studiuesish brazilianë argumentojnë se një aktivitet i thjeshtë i përditshëm që të gjithë mund ta praktikojmë mund të na ndihmojë të shpëtojmë nga ky kancer i përjetshëm.

Sipas artikujve të botuar në British Journal of ( revista britanike e kërkimeve) specialistë të kancerit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Sao Paulos, kanë dalë në konkluzionin se ushtrimi i aktivitetit të përditshëm fizik të moderuar, të tilla si ecje, mund të zvogëlojë deri në 39% rrezikun e fazës së avancuar të polipeve adenomatoze, të cilat janë pararendës të kancerit të prostatës.

-Advertisement-

Studiuesit dolën në përfundim pasi analizuan të dhënat për 28.250 gra që kishin marrë pjesë në studimin e shëndetit II të Shëndetit Amerikan (NHS II), një nga studimet më të mëdha mbi faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjes kronike. Pjesëmarrësit ishin të moshës 25-42 vjeç dhe punuan si infermierë ose specialistë amerikanë.

Analiza e të dhënave nxori në pah marrëdhënien midis aktivitetit fizik gjatë adoleshencës dhe rrezikut për polipet adenomatoze më pas, përfshirë faktorë të tillë si pirja e duhanit, dieta, alkooli dhe historia familjare e kancerit të zorrës së trashë.

Shkencëtarët vunë në dukje se aktiviteti fizik në adoleshencë (12-22 vjeç) ul rrezikun e polipeve të adenomës me 7% krahasuar me pak ose aspak aktivitet fizik (d.m.th. më pak se 60 minuta në ditë). Gjithashtu, stërvitja vetëm në moshën madhore (23-64 vjeç) ul rrezikun me 9%, ndërsa ushtrimi gjatë gjithë jetës me 24%.

Siç shpjegon Dr. Leandro Rezende, një studiues në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Sao Paulos dhe një nga autorët e studimit, “Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e kancerogjenezës duke zvogëluar yndyrën e trupit, inflamacionin dhe nivelin e insulinës në trup”.

Në të kundërt, jeta pasive, veçanërisht në adoleshencë, është një burim shqetësimi për shkencëtarët në lidhje me shoqërimin e saj me kancerin e zorrës së trashë.

“Megjithëse shumica e rasteve janë për njerëzit mbi 60 vjeç, numri i pacientëve nën 50 vjeç është vazhdimisht në rritje. Ne nuk e dimë nëse kjo është për shkak të overdiagnozës (kapjes së sëmundjes në fazë të hershme)apo faktit që gjithnjë e më shumë njerëz po i nënshtrohen kolonoskopisë ose ekspozimit të hershëm ndaj faktorëve të rrezikut, siç është jeta sedentare apo insaktiviteti fizik”, thotë studiuesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera