Lajme

EBRD nuk i ndanë asnjë moment Kurtin e Bërnabiqin

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 24 February 2020

Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti, ka publikuar fotografinë familjare me liderët e Ballkanit Perëndimor që janë duke marrë pjesë në Samitin e Londrës për investime në këtë rajon, raporton Gazeta Express.

Kryetari i BERZH’it ka shkruar se e gjithë bota do që Ballkani Perëndimor të ketë sukses, e se është krenar për organizimin e samitit të 4-tët për investime në Ballkan.

“E gjithë bota dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë sukses! Shumë krenar që kemi pritur atë që është tani Samiti ynë i 4-të i Investimeve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai, derisa e ka publikuar fotografinë familjare.

-Advertisement-

Edhe në fotografinë e publikuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq janë parë në krah të njëri – tjetrit.

Në fakt, edhe ulëset që iu ishin përcaktuar para nisjes së samitit, Kurti dhe Bërnabiq i kishin afër, ashtu si edhe gjatë mbajtjes së konferencës.

Kurti gjatë fjalimit të tij e ka përmendur reciprocitetin, derisa kryeministrja serbe ka kërkuar që taksa të hiqet sa më shpejtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera