Sport

€1 mln për të parë Messi-n

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 11 February 2019

Çfarë nuk do të bëhej vetëm për të parë të luajë futbollistin më të mirë në botë? Madje edhe të pash 1 milion euro.

Është pikërisht ky rasti i Federatës së Marokut, në prag të sfidës së ardhshme në program për datën 26 mars kundër Argjentinës.

Në fakt federata, sipas asaj që raporton “Al Ahdath Maghribia” ka për qëllim të paguaj plot 925 mijë euro për miqësoren e ardhshme ndaj bardhekaltërve, me kusht që të jetë present Lionel Messi.

-Advertisement-

Në rast se “Pleshti” nuk do të ishte prezent për miqësoren ndaj Marokut, atëherë shifra e vënë në dispozicion nga federata do të reduktohej në 462 mijë euro.

Një lajm kurioz, por që dëshmon rëndësinë e prezencës së numrit 10 të Argjentinës, i konsideruar nga shumica si futbollisti më i mirë në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera