Lajme

E zuri rryma teksa punonte, vdes 34-vjeçari në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 13 October 2024

Një person i moshës 34 vjeçare ka vdekur në Prizren si pasojë e kontaktit me rrymën.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. I njëjti ka bërë të ditur se viktima është nga Seniku i Malishevës.

Sipas Bytyqit, viktima u dërgua në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

-Advertisement-

“Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera