Rozë

E zhveshur në shtrat, Adelina publikon foton intime me të shoqin

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 28 June 2019

Prej disa ditësh këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, kanë nisur pushimet.

Ata kanë zgjedhur një ishull në Afrikë në një resort të shtrenjtë, për të shijuar disa ditë relaksi.

Ditën e enjte këngëtarja ka publikuar një sërë fotografish nga pushimet, ku 28-vjeçarja përveç ambientit ka fiksuar edhe trupin e saj.

-Advertisement-

Adelina shihet e rikthyer në superformë pas lindjes së djalit dhe me trupin e skalitur.

Sakaq ajo ka publikuar edhe një fotografi intime me të shoqin, ku shihet e zhveshur në krevat, ndërsa i shoqi është me mbathje në ballkon.

Kujtojmë se Adelina dhe bashkëshorti i saj maqedonas avokati Serjozha Markov, më pak se një vit më parë u bënë prindër të të voglit Jon.

Historia e tyre e dashurisë u pa me skepticizëm që në fillim, për shkak se ai është 50 vjeç dhe ka një vajzë 19 vjeçe, ndërsa Adelina nuk ka mbushur ende 30, por duket se ata po u provojnë të kundërtën të gjithë skeptikëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera