Uncategorized

E zhveshur dhe e mbuluar me gjak/ Kylie Jenner i tmerron të gjithë në promovimin e linjës kozmetike (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 12 October 2021

Miliarderja e re amerikane Kylie Jenner ka tmerruar fansat me fotot e fundit të fushatës së saj kësaj radhe.

E zhveshur dhe e mbuluar me gjak, ajo promovoi bashkëpunimin e saj të ardhshëm të quajtur “Nightmare On Elm Street” për linjën e saj Kylie Cosmetics.

Flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe të errët ishin të lagura dhe të lirshme, ndërsa ajo mbulonte trupin me duart e saj.

-Advertisement-

Por fansat nuk i pritën mirë fotot, ndërsa e bombarduan me kritika miliarderen.

Një përdorues shkroi: “Nuk më pëlqen aspak kjo duket satanike…. JO vëlla thjesht jo!”

Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin e Wes Craven të vitit 1984 për koleksionin e vjeshtës, sepse në film Freddy Krueger gjuan adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë vajza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera