Fokus

E zbulon Milaim Zeka: Cili zyrtar i lartë i LDK-së ofroi para për ta vrarë Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin?

Autori: Halil Berisha 18:35 | 17 August 2019

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar n’Konak me Kosovë Gjocin, nuk ka kursyer fjalët e rënda për zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka akuzuar rëndë ish kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin duke e lidhur me planifikimin për eliminimin edhe të ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Duke folur për kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Zeka tha që shefi i tij, Bujar Bukoshi, pati ofruar para për vrasjen e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këto para thotë, që ia ofruan vëllait të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shaip Mujës, veprimtarit të ilegales, Shaban Muja.

“A e din ti që shefi i Isa Mustafës, Bujar Bukoshi i ka thanë Shaban Mujës, vëllau i ish-deputetit Shaip Mujës, sa doni ju dha pare nëse e vrani “Belbën” dhe “Zabunin”. “Belba” ka qenë Fehmi Agani dhe “Zabuni” ka qenë Ibrahim Rugova”, ka thënë Milaim Zeka gjatë intervistës në Konak.

Kështu, Zeka, akuzat nuk i ndal as për djalin e ish-Presidentit Ibrahim Rugovës, Ukën, për të cilin thotë se interesi e bashkoi me personat që deshën të ia vrasin babanë, shkruan gazeta inFokus.

“Këta faqezinj, dilingjinjë, janë bërë bashkë, u bë bashkë edhe Ukë Rugova me këta. Imagjino Ukës nuk i ka lënë fare përshtypje pse këta kanë dashtë me ia vra babën”, ka deklaruar Zeka.

Deklaratën e Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka për Bujar Bukoshin mund ta dëgjoni të plotë nga minuta 33 e intervistës së tij në Konak me Kosovë Gjocin. /Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera