Lajme

E zbulon Lutfi Haziri: Ja pse nuk i publikuam listat

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 22 May 2017

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për GazetaBlic ka bërë të ditur se pse LDK ende nuk i ka publikuar listat e kandidatëve për deputet.

“KQZ është autoritet i vetëm i cili publikon listat, pas verifikimit dhe pas korrigjimit eventual, emër për emër. KQZ është autoritet i vetëm kushtetues për publikimin e listave, kurse partitë munden me dërguar emra” tha shkurt Haziri.

Emra të shumët janë përmendur që janë larguar nga këto lista e që janë shtuar, por kjo parti ende nuk ka publikuar versionin final të këtyre listave.

-Advertisement-

Ndryshe nuk ka vepruar as partia tjetër PDK, e cila po ashtu nuk ka publikuar ende këto lista, raporton GazetaBlic.

Sonte është afati i fundit kur partitë politike mund t`i dërgojnë listat përfundimtare të tyre në KQZ. / GazetaBlic.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera