Lajme

E zbulon Dardan Molliqaj: Ja kush u tërhoq nga debati i madh!

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 23 May 2017

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është tërhequr nga debati televiziv me dy kandidatët tjerë për kryeministër, Avdullah Hoti nga LDK dhe Albni Kurti nga VV.

Sipas Molliqajt, tërheqja e Haradinajt nga ky debat, ka qenë për shkak se është frikësuar në ballafaqim me Kurtin e jo sipas asaj që e ka thënë ai se tërhiqet nga debati me arsyetimin se po e respekton ligjin për medie.

“Ramush, pranoje që s’po guxon. Se për ligj, ja e ke shkelë ti ja s’di kush”, ka shkruar Molliqaj në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”

-Advertisement-

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij:

“Konfirmohet ajo që e shkrova para 1 ore: Ramush Haradinaj nuk guxon të përballet me Albin Kurtin të premten në Klan Kosova.
Ai tërhiqet nga debati me arsyetimin se po e respekton ligjin për medie.
Ramush, pranoje që s’po guxon. Se për ligj, ja e ke shkelë ti ja s’di kush ?
P.S. Ligji nuk i ndalon debatet para fushatës. Arsyetimi është i pavërtetë.”

Ndryshe Komisioni i Pavarur i Mediave këtë debat e ka cilësuar të jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera