Lajme

E zbulon Besnik Bislimi, ja kush e bëri sondazhin që e nxjerrë fituese Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 20 December 2019

Besnik Bislimi nënkryetari i parë i VV-së ka zbuluar se kush e ka bërë sondazhin të cilin ai e publikoj pasditen e së premtes sipas të cilit fituese e zgjedhjeve parlamentare del Vetëvendosja me 42.8%, shkruan gazeta inFokus

Bislimi tha se duke parë reagimet e shumta që dyshonin në vërtetësinë e sondazhit sepse dallonte shumë me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, e pa të rëndësishme që të publikonte se kush e kishte bërë këtë sondazh.

“Në postimin tim të mëhershëm, duket sikur pjesa kryesore e vëmendjes u përqendrua tek rezultatet e sondazhit e jo edhe aq tek mesazhi i përçuar përgjatë gjithë tekstit. Madje edhe pat komentues të tillë që dyshuan në vërtetësinë e sondazhit, nisur nga fakti që rezultatet dallojnë fuqishëm nga ato të verifikuara me 6 tetor. Këto dyshime janë për mua krejtësisht të kuptueshme, sidomos në një mjedis ku mbase më shumë se 90% e sondazheve janë të fabrikuara apo në rastin më të mirë, të manipuluara nga kontraktuesi. Andaj edhe me të drejtë, komentues të ndryshëm kërkuan skjarime shtesë për sondazhin dhe institutin e kontraktuar” shkruan Bislimi.

-Advertisement-

Ai ka zbuluar për publikun se sondazhet për Lëvizjen Vetëvendosje i bënë kompania “UBO Consulting”.

“Është fjala për UBO Consulting, për të cilin besoj fuqishëm që është mbase kompania më serioze në këtë treg, dhe atë jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion. Nëse dikush interesohet të analizojë në retrospektivë të gjeturat apo parashikimet e UBO Consulting, mbi rezultatet në zgjedhjet nacionale apo komunale, besoj se do bindet për seriozitetin e stafit të kësaj kompanie”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera